Ky dokument është përgatitur për të udhëzuar procesin e menaxhimit të rasteve për anëtarët e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP); si dhe, për të orientuar aktorët vendorë në zbatimin e legjislacionit kombëtar dhe prioriteteve strategjike në lidhje me parandalimin dhe kundërshtimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm; sigurinë publike dhe qëndrueshmërinë e komunitetit. Përmes këtij dokumenti, synojmë të fuqizojmë rolin e KVSP-ve në kontrollin social formal dhe informal për komunitete më të sigurta dhe më të qëndrueshme. Metodologjia mund të shërbejë si burim për ngritjen e kapaciteteve për anëtarët e KVSP-ve në identifikimin dhe adresimin e problemeve të lidhura me sigurinë publike dhe qëndrueshmërinë e komunitetit.
Qëllimi i këtij dokumenti është:
a. të ofrojë udhëzime për anëtarët dhe sekretariatet e KVSP-ve;
b. të ofrojë udhëzime për anëtarët e caktuar në realizimin e KVSP-ve;
c. të shpjegojë pse individët mund të jenë të ndjeshëm ndaj radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe të përshkruajë treguesit e ndjeshmërisë;
d. të ofrojë udhëzime mbi mbështetjen që mund të jepet për të mbrojtur ata që janë në rrezik të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
e. të shpjegojë se si bëhet vlerësimi i referimeve për të përcaktuar përshtatshmërinë për mbështetje përmes procesit të menaxhimit të rasteve dhe se si ndiqet, vlerësohet dhe mbyllet një rast.
Ky dokument është përgatitur si pjesë e projektit “Për mbështetjen e sigurisë vendore dhe aktorëve/shërbimeve vendore për të luajtur rolet përkatëse në sistemin kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri“. Kjo iniciativë zbatohet nga Qendra ASSIST në bashkëpunim me Institutin për Aktivizmin dhe Ndryshim Social, nën koordinimin e Qendrës Kombëtare të Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Projekti financohet nga mbështetur nga HEDAYAH – Qendra Ndërkombëtare e Ekselencës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (përmes fazë së dytë të Programit STRIVE GLOBAL II i Komisionit Evropian”.
