Shqetësimet për sigurinë në lidhje me terrorizmin dhe EDHR prezantohen, gjithnjë e më shumë nga autoritetet, si shkak për marrjen e masave që mund të çojnë në kufizime të të drejtave të të burgosurve. Me ndëshkueshmërinë e një sërë veprimesh të lidhura me terrorizmin (si mbështetja e terrorizmit, nxitja, rekrutimi dhe mobilizimi për qëllime terrorizmi, si dhe udhëtimet ose stërvitjet për qëllime terroriste), burgjet do të ndeshen me një numër të shtuar individësh të dyshuar ose të dënuar për vepra të tilla.Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut thote, “çdo masë dhe program për parandalimin dhe luftën ndaj terrorizmit dhe EDHR duhet t'i nënshtrohet një mbikëqyrjeje kuptimplotë, nëpërmjet mekanizmave të pavarur dhe efektivë në nivel kombëtar Konteksti i burgut eshte vete nje faktor risku per shkeljen e të drejtat të burgosurve. Kjo eshte arsyeja pse sot flitet per grupe te cenueshme brenda sistemit penitensiar, duke përfshirë këtu gratë e burgosura, fëmijët dhe shtetasit shqiptare apo te huaj që mbahen për akuza të lidhura me terrorizmin ose që konsiderohen të jenë "të rrezikuar" ose "të cenueshëm" ndaj EDHR. Largesia nga familja, izolimi, regjimet speciale, trajtimi dhe dietat ushqimore, lidhja me familjen, besimi fetar, shendeti mendor etj jane faktore risku gjate vuajtjes se denimit te kontigjentit te individeve te denuar per vepra penale qe lidhen me terrorizmin. Në të vërtetë, mosrespektimi i të drejtave të njeriut në administrimin e përgjithshëm të burgjeve dhe në përpjekje për të adresuar EDHR mund të kontribuojnë në rritjen e radikalizmit që çon në terrorizëm ose në dhunë Sipas ish-Raportuesit të Posaçëm të OKB-së për Torturën dhe Trajtimet ose Ndëshkimet e tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese (këtej e tutje “Raportuesi i Posaçëm i OKB-së për Torturën”), “tortura dhe keqtrajtimi sjellin thjesht më shumë krim dhe më shumë terrorizëm” Masat për parandalimin dhe luftën ndaj terrorizmit dhe EDHR kanë një mori implikimesh të të drejtave të njeriut.