Manuali për Menaxhimin e Rasteve dhe Ofrimin e Ndihmës Juridike Parësore është një instrument praktik që synon të standardizojë procedurat për menaxhimin e rasteve dhe ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike parësore në Shqipëri. I hartuar në përputhje me legjislacionin shqiptar, standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në fushën e aksesit në drejtësi, manuali ofron një metodologji të unifikuar për identifikimin, pranimin, vlerësimin, planifikimin, menaxhimin, referimin, monitorimin dhe mbylljen e rasteve, duke garantuar një qasje profesionale, të dokumentuar dhe të orientuar drejt nevojave të përfituesit.

Manuali shërben si një udhëzues operacional për juristët, paralegalët dhe organizatat e autorizuara që ofrojnë ndihmë juridike parësore, duke përfshirë modele të standardizuara dokumentimi, procedura të qarta pune dhe instrumente praktike për administrimin e rasteve. Përmes këtij manuali synohet forcimi i cilësisë së shërbimeve, rritja e koordinimit ndërinstitucional, mbrojtja e të drejtave të përfituesve dhe promovimi i një sistemi më efikas, transparent dhe të qëndrueshëm të aksesit në drejtësi për të gjithë, me fokus të veçantë tek personat dhe grupet në situatë vulnerabël.